LajmeShowbiz

“Jemi më të bukurit”, Adrola Dushi krenare me flamurin shqiptar

Adrola Dushi mori vëmendjen me paraqitjen e fundit.

Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja, në të cilat merr vëmendjen e të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Modelja e njohur, nuk ka dëshpëruar as kësaj radhe me paraqitjen atraktive, ku u shfaq e veshur me rroba të përditshme por ndryshe nga hera tjera sot vëmendjen e mori maska që mbante në fytyrë kundër COVID-19.

Me flokët larguar nga fytyra dhe grimin e thjeshtë e natyral, ajo erdhi mjaft joshëse në fotot e realizuara së fundmi teksa u shpreh se është krenare të jetë shqiptare.

Në mbishkrimin e fotografive atraktive modelja shkroi se ‘shqiptarët janë etnia më e bukur”.

“Trashëgimia shqiptare. Ne jemi etnia më e bukur”, shkroi Adrola në mbishkrimin e fotografive të cilat morën vëmendje të madhe pak minuta pas publikimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close