LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari takoi ambasadorin francez Baumngartner

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në takim njohës, Ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Shkup, Cyrille Baumngartner.
Kryetari Taravari dhe ambasadori Baumngartner biseduan në lidhje me zgjedhjet lokale të radhës, regjistrimin e popullsisë proceset euro-integruese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Shpresoj se bashkëpunimi do të thellohet dhe do të jetë në nivelin sikurse Gostivari kishte miqësi me ish ambasadorin francez në vendin tonë, Christian Thimonier. E urova ambasadorin Baumngartner për detyrën e re dhe mund të them se këshillat e miqve, siç janë nga një vend mik si Franca, janë të mirëseardhura jo vetëm për Gostivarin, por për tërë vendin tonë”, deklaroi kryetari Taravari pas takimit.
Pas vizitës protokollare, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ambasadori francez Cyrille Baumngartner bën një shëtitje nëpër qytetin e Gostivarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close