LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha njofton për projektin e radhës të përfunduar me sukses

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka njoftuar se sot ka përfunduar edhe një projekt tjetër i titulluar “Sisteme të pranueshme ekologjike, të vogla dhe me kosto të ulët për ujitje, zgjedhja e vendit dhe përgatitja e dosjes së plotë të tenderit për ndërtim”, përcjellë Zhurnal.

Sipas asaj që bënë të ditur ministri Hoxha, përmes programit IPA të BE-së, janë siguruar qasje deri te projektet për ujitje.

MBPEU po bënë përpjekje të mëdha për të përmirësuar konkurrencën e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e zonave rurale.

Pjesa më e madhe e tokës së punueshme është e ndarë në parcela të vogla dhe shumica e fermave bujqësore kanë një zonë të përzier prodhimi prej më pak se 1 ha. Këta fermerë, me parcela të vogla, janë grupi më i ndjeshëm në rastet kur nuk kanë mundësi të ujitjes dhe në këtë rast ata do të jenë shfrytëzuesit përfundimtarë të këtij projekti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close