LajmeTeknologji

“Google” e vendos si kusht vaksinimin për t’u kthyer në vendin e punës

Kompania Google ka obliguar punonjësit e saj që të vaksinohen për t’u kthyer në vendet e punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, gjiganti teknologjik amerikan do të fillojë të zbatojë politikën e vaksinimit të punonjësve në kthimin e tyre në punë, kryesisht në kampuset e saj në SHBA brenda pak javësh. Më vonë ky vendim do të merret edhe për 144 mijë punonjës të Google në të gjithë botën.

Shefi ekzekutiv i Google (CEO), Sundar Pichai deklaroi në postimin e tij në blog se “Ata që vijnë për të punuar në kampuset e tyre duhet të vaksinohen”. Ai shtoi se procesi për këtë çështje do të ndryshojë sipas kushteve të rajonit, rregulloreve dhe mundësisë së vaksinës.

Google ka shtyrë hapjen e plotë të kampuseve të saj në mbarë botën nga 1 shtatori më 18 tetor për shkak të rritjes së rasteve të reja të variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).

Punonjësit e gjigantit të teknologjisë gjithashtu do të jenë në gjendje të aplikojnë për të vazhduar punën nga shtëpia deri në fund të vitit 2021, në rast të kushteve të veçanta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close