LajmeMaqedoniTopLajm

TARAVARI: DO TË BASHKËPUNOJMË ME VMRO-DPMNE-në

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp  ka konfirmuar bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. Sipas Taravarit ky bashkëpunim vjen si rezultat i takimit Zaev – Ahmeti ku u bë publike koalicioni i partive në pushtet për zgjedhjet lokale.

Kah fundi janë negociatat mes koalicionit ASH-AAA dhe VMRO-DPMNE-së për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Sic tha Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, bashkëpunimi do të ndodh në komunat ku koalicioni ka interes dhe mund të bëhet edhe në rrethin e parë por edhe të dytë zgjedhor. Marrëveshja me opozitën maqedonase, sipas Taravarit, vjen si rezultat i bashkëpunimit zgjedhor mes partive në pushtet LSDM-së dhe BDI-së.

ARBEN TARAVARI – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I ASH-së

“Ju jeni të njoftuar se para dy-tri javësh një fotografi e përbashkët Zaev-Ahmeti ku u njoftua për bashkpëunim, në disa vende në rrethin e parë, në disa tjera në rrethin e dytë dhe si kundërpërgjigje ndaj kësaj nuk na mbetet gjë tjetër që edhe ne të mendojmë për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në. Sinqerisht, kemi patur kontakte, jemi duke negociuar dhe jemi duke përfunduar me negociatat dhe sipas të gjitha gjasave ASH-AAA së bashku do të kenë bashkëpunim, në disa komuna në raundin e parë në disa në raundin e dytë zgjedhor, në bazë të vlerësimeve të komunave ku ka arsye dhe matematika që na bashkojnë për t`i fituar ato komuna.   

Taravari në press-konferencën e sotme tha se shumë qytetarë, që nuk ndajnë bindjet e njëjta politike me qeverinë aktuale, të punësuar në institucione, organe publike dhe shtetërore kanë denoncuar për presione, mobbing dhe revanshizëm politik nga pushteti actual.

Related Articles

Back to top button
Close
Close