LajmeMaqedoni

KOMITETI PËR IMUNIZIM: QYTETARËT TË VAKSINOHEN

Shërimi nga koronavirusi nuk paraqet pengesë për vaksinim. Së paku një muaj nëse keni kaluar covidin, qytetarët mund të vaksinohen – thuhet në rekomandimet e Komitetit për Imunizim. Nga atje thonë se përcaktimi i nivelit të antitrupave nuk rekomandohet dhe nuk do të ndikojë ndaj vaksinimit.

“Personat që e kanë kaluar covidin duhet të vaksinohen. Tek personat që në periudhën mes pranimit të dy dozave të vaksinave, konfirmohet se janë pozitib, doza e dytë anulohet deri në periudhën kur personi do të shërohet plotësisht. Personat që janë vaksinuar nëse zhvillojnë simptoma, ssëmundja kalon shumë thjeshtë dhe pa pasqyrë të rëndë klinike” – thuhet në rekomandimet e Komitetit Kombëtar për Imunizim.

Të dhënat statistikore tregojnë se pas vendosjes së masave të reja restrictive për të pavaksinuarit, rritet interesimi për imunizim. Dje dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 11.925 qytetarë, kurse gjithsejt janë vaksinuar 16.955 persona – kanë njoftuar nga MSH-ja. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close