LajmeMaqedoniTopLajm

Sulmohet 5 vjeçari nga qentë endacakë në Tetovë

Pesë vjeçari nga Reçica e Tetovës është sulmuar nga qentë endacakë para shtëpisë së tij.
Ai ka qenë duke lozur me vëllezërit para derës së shtëpisë, kur papritmas është sulmuar nga një tufë qensh endacakë, të cilët duke e kafshuar i shkaktuan plagë të rënda trupore. Nëna e tij Valbona Memeti tregon tmerrin se si ka hyrë në mes të qenve për ta marrë të birin.

“Kur dola jashtë aty kishte shumë qen, 20 a 30 se dijë sa, këtyre u thashë hyni brenda ju. Pastaj doli edhe një grua e kojshisë dhe një burrë. Ata dolën me shkop edhe pastaj veç pash se një rrugë që mu lirua nga qentë. E kapa edhe kur e solla në shtëpi e pashë se kokën e kishte të çarë në tre vende shumë. Edhe trupin e kishte të gërvishtur të çarë, kafshuar, veshi të gjithë krahët këmbën shpinën. Se dijë se dimë më stres unë s’kisha pas asnjëherë”, tha nëna Valbona.

Më pas Adriani është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku edhe i është dhënë ndihma e parë. Atij i janë qepur plagët që ka marrë në kokë faqe dhe afër veshit e syrit.

“Pastaj kur e dërguam, në fillim as nuk e shikonin se çfarë ka djali. Pastaj na thanë a mund ta ngresh. Jo duhet ta çosh në pestin kat, mezi që u bindën që ta shohin. Pastaj e çuan tek një dhomë tjetër dhe aty filluan ta qepin.

Ka shumë plagë?

“Po ka shumë, vetullën, faqen e ka këtu edhe tre pjesë në kokë. Mbi 10 cm se di se edhe unë s’kam qenë në vetëdije vetëm e kamë parë se ka shumë plagë të madhe.”

Valbona thotë se në spital i kanë dhënë një vaksinë edhe infuzion, ndërsa për injeksionin kundër tërbimit i kanë thënë se duhet ta marrin në Shkup.

“Një vaksinë ja dhanë, një infuzion ja dhanë, por u deshtë edhe një vaksinë tjetër u deshtë patjetër ta dërgojmë në Shkup. U deshtë patjetër të shkojmë në Shkup dhe ne shkumë në Shkup, ne na thanë se ne nuk mund të bëjmë asgjë.”

Në raportin e policisë thuhet se brenda 24 orëve ka pasur tre sulme ndaj qytetarëve nga qentë endacak edhe atë një në Gostivar edhe dy në Tetovë.

Veterineri Rami Selmani i cili merret me kastrimin edhe operimin qeneve në Tetovë tash më një muaj e gjysmë nuk trajton asnjë qen, pasi siç thotë i ka përfunduar tenderi për trajtimin e qenve endacakë.

“Tenderi ka një muaj e gjysmë që është kryer edhe gjendja u stabilizua në Tetovë, kurse shohim këto dy javët e fundit ka grumbull qensh në çdo vend. Ka nga 10, 15 qenë. Kjo tregon se behët transporti i qenve. Qentë rrinë bashkë për të mbrojtur territorin dhe këta nuk zgjedhin kafshime, mund të bëjnë në çdo moment dhe kjo është rrezik për momentin në qytetin e Tetovës”, tha Selmani.

Nga komuna e Tetovës thonë se gjatë vitit 2021 janë ndarë 3 milion denarë për trajtimin e qenve endacakë.

“Do të ndahen mjete shtesë, por ky problem duhet të zgjidhet në nivel republikan ku për fat të keq sot ka ndodhur një sulm ndaj një fëmije pesë vjeçar nga Reçica e Vogël. Nga UNDP për momentin është duke u kërkuar një kompani me përvojë në këtë sferë dhe tani për tani është duke u punuar në dokumentacionin për ndërtimin e një qendre regjionale për grumbullimin e qeneve endacak”, tha Komuna e Tetovës.

Trajtimi i qenve shpeshherë bëhet temë e debateve mes komunave. Thuhet se qentë endacak janë duke u sjell nga qytetet e tjera, por deri më tani nuk ka në polici asnjë denoncim se ndonjë qytetarë lëshon qenë endacakë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close