LajmeMaqedoniTopLajm

Në medresenë “Isa Beu” në Tetovë të shtëna me armë

Sektori i Punëve të Brendshme ka njoftuar se medresenë “Isa Beu” në Tetovë ka pasur të shtëna me armë.

Janë regjistruar dëme materiale, ndërkaq nuk ka të lënduar.

Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot, më 20 shtator në ora 09:05 në SPB Tetovë është raportuar se mbrëmë, mes datave 19 dhe 20 shtator një autor deri tani i panjohur me armë zjarri ka dëmtuar disa dritare të ndërtesës së shkollës së mesme të teologjisë – medresesë “Isa Beu” në rrugën “Probishtipska” në Tetovë. Janë dëmtuar dritaret në katin e parë dhe të dytë, gjegjësisht dritaret e korridorit”, thuhet në njoftim.

Është kryer inspektim ku janë marrë për ekspertizë disa gëzhoja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close