MaqedoniTopLajm

Spasovski: Janë dhënë 215 pasaporta me identitet të huaj

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp publikoi detajet e fundit në në lidhje me grupin kriminal ku nëntë nëpunës të MPB-së kanë qenë pjesë e skandalit “Mafia”.

Spasovki deklaroi që nëpunësit policorë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë së Veriut duke përdorur identitetin e dikujt tjetër.

“Nëpunës policorë në Ministrinë e Brendshme kanë keqpërdorur detyrën e tyre duke pajisur me dokumente udhëtimi persona që nuk janë shtetas të Maqedonisë së Veriut duke shfrytëzuar identitete të tjera, të personave që nuk kanë pasur dokumente biometrike. 215 persona, nga të cilët 214 shtetas të huaj dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut morën pasaportë me një identitet tjetër. Një person ishte ndërmjetës,” ka deklaruar Spasovski.

Ndryshe Spasovski tha se ky aksion ka filluar që nga shkurti i vitit 2019-të. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close