RajonTopLajm

Bilanci me Covid-19 në Shqipëri

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 të vdekur dhe 141 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 126.936, prej të cilëve 2.283 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95.035 dhe raste aktive janë aktualisht 29.618.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.334 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 575.055 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close