MaqedoniTopLajm

Spasovski: Gjendja e krizës nuk do të ndryshojë plotësisht jetën e qytetarëve

Gjendja e krizës u shpall për shkak ndërhyrjes në ballafaqimin me krizën, theksoi Ministri i Brendshëm Olive Spasovski.

“Gjatë periudhës kur unë isha në krye të qeverisë teknike, u shpall një gjendje e jashtëzakonshme. Tani është shpallur gjendje krize, ashtu si ka qenë për pesë vjet në kufijtë jugorë dhe veriorë të Maqedonisë. Vendimet që nënkuptojnë kufizime nuk vijnë automatikisht. Qeveria merr vendime për të mbrojtur shëndetin e popullatës. Komisioni i Sëmundjeve Infektive përcakton këto vendime. Gjendja e krizës nuk do të thotë që jeta e qytetarëve do të ndryshojë plotësisht”, deklaroi për “Studio 10” Oliver Spasovski.

Ai theksoi se ushtria do të jetë në mbështetje të policisë dhe se sot ai thirri komitetin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close