MaqedoniTopLajm

Sonte dueli i shumëpritur Xhoshua – Pulev

Sonte në Londër do të zhvillohet sfida për titujt kampion bote në peshat e rënda mes kampionit në fuqi britanikut Entoni Xhoshua dhe bullgarit Kubrat Pulev. Dy boksierët kanë kryer matjet zyrtare dhe të dy kanë të njejtën peshë nga 108 kg. Sigurisht ky duel pritet me shumë interes, pasi të dy boksierët rikthehen në ring pas më shumë se një viti. 371 ditë më parë Xhoshua fitoi me vendim unanim në Arabinë Saudite revanshin ndaj Endi Ruiz, ndërsa në anën tjetër Pulev ngjitet sërish në ring pas plot 399 ditëve. Xhoshua ka fituar 23 nga 24 duelet e zhvilluara, 21 prej të cilave me nokaut, ndërsa në anën tjetër Pulev ka triumfuar në 28 nga 29 sfidat e tij gjatë karrierës si profesionist,14 prej të cilave i ka mbyllur përpara kohe. Dueli Entoni Xhoshua – Kubrat Pulev zhvillohet  sonte në stadiumin “O2” të Londrës pas orës 23:00 me praninë e vetëm 1000 spektakorëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close