LajmeMaqedoni

Detaje të reja nga tragjedia në Slloveni: Viktimat janë dy fëmijë, 5 dhe 12 vjeç, dhe gjyshi i tyre 75-vjeçar

Dy fëmijë, të moshës 5 dhe 12 vjeç, si dhe një person 75-vjeçar, janë tre shtetasit maqedonas që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi dje në Slloveni.

Dy prindërit e fëmijëve e kanë mbijetuar aksidentin. Ata janë transportuar në spital, njëri me helikopter të ndihmës së shpejtë, ndërsa tjetri me automjet. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas informacioneve, të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit kanë origjinë nga Komuna e Qendër Zhupës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa punonin në Itali.

Këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmon vetëm se ka pranuar njoftim nga autoritetet sllovene për aksidentin, por nuk ka dhënë detaje të tjera për identitetin dhe moshën e viktimave.

Sipas MPJ-së, aksidenti ka ndodhur më 27 gusht 2026, në autostradën A1 pranë Unecit. Në automjet ndodheshin pesë shtetas maqedonas, tre prej të cilëve humbën jetën, ndërsa dy u plagosën.

Aksidenti ndodhi pasi automjeti me të cilin udhëtonin goditi një rimorkio kamioni, e cila ishte ndalur pranë rrugës për shkak të një defekti. Autoritetet kompetente në Koper po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close