LajmeTeknologji

Sonda e NASA-s për herë të parë po lëvizte në sipërfaqen e Marsit

Sonda “Këmbëngulje” (Perseverance) e NASA-s për herë të parë po lëvizte në sipërfaqen e Marsit. Siç mund të shihet në fotot e publikuara nga NASA, roboti me peshë një ton udhëtoi distancë të shkurtër dhe u kthye në rreth.

Plani i agjencisë amerikane është “Këmbëngulje” në një periudhë prej dy javësh të kaloj distancën prej 15 kilometra.

Qëllimi kryesor i misionit të “Këmbëngulje” në planetin Mars, është kërkimi astrobiologjik që përfshin kërkimin e shenjave të jetës antike të mikrobëve. Sonda do të analizojë gjeologjinë e planetëve dhe klimën në të kaluarën dhe do të hap rrugën për eksplorimin njerëzor të “planetit të kuq” dhe do të jetë misioni i parë për të mbledhur dhe ruajtur mostrat e shkëmbinjve dhe regolitit në Mars.

Sonda “Këmbëngulje” zbret në një zonë të pashkelur të planetit – krateri “Jezero”, i pagëzuar me emrin e një fshati në Bosnje dhe Hercegovinë. Disa lugina që të çojnë në këtë krater janë emëruar pas lumenjve Sava, Neretva, Pliva dhe Una.

Krarteri ”Jezero” është një nga vendet më të mira për të kërkuar jetën e lashtë sepse ndoshta ishte mbushur me ujë rreth 3,9 miliardë vjet më parë. Analizat e mëparshme kanë treguar se krateri është i pasur me minerale që formohen në prani të ujit, që do të thotë se jeta mund të ketë ekzistuar dikur atje. Fosilet zakonisht gjenden në sedimente të ngjashme në planetin Tokë.

Misionet e ardhshme që po konsiderohen aktualisht nga NASA, në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA), do të dërgojnë një anije kozmike në planetin Mars për të kthyer mostrat e mbledhura të sondës “Këmbëngulje” në Tokë për analiza të mëtejshme të hollësishme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close