MaqedoniTopLajm

Isen Asani bën realitet ëndrrën e kahmotshme të banorëve të Komunës së Tearcës

Kryetari Asani përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh teper i lumtur ku tha:

Një ëndër e kahmotshme e rinisë sot po bëhet realitet!

Sot në prag të festave të Marsit, bashkë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim z.Ali Ahmetin, funksionarë të lartë shtetërorë të pushtetit qendrorë dhe lokal përuruam hapjen e Sallës sportive ne kuadër të Shkollës Fillore “Faik Konica” – në fshatin Dobrosht!

Një falenderim i veçant i shkon kryetarit z.Ali Ahmeti që na mundësoi që bashkë me bashkëpuntorë të angazhohemi qe kjo Salle Sportive sot te jete jo vetëm në letër por edhe në vepër!

Dhashtë Zoti që nxënësit që do kalojnë nga kjo Sallë, të na përfaqësojnë në arena ndërkombëtare në të ardhmen!

E gëzofshin dhe e trashëgofshin brez pas brezi!

Related Articles

Back to top button
Close
Close