
Deputeti i Aleancës për Shqiptarëve, Halil Snopçe gjatë debatit të sotëm në seancën parlamentare ka akuzuar zëvendësminisrtin e arsimit Lulzim Aliu duke shtuar se ai si duket nuk e njeh mjaftueshëm gjendjen në arsimin e mesëm, shkruan Top24
Zv. Ministri për arsim si duket nuk e njeh mjaftueshëm gjendjen në arsimin e mesëm. Kjo është arsyeja pse sipas gjitha gjasave nuk është konsultuar me ministreshën për arsim që të miren parasysh kërkesat e shkollave të mesme profesionale për hapjen e paraleleve. Për konkursin e vitit të ardhshëm janë marrë vendime në disfavor të nxënësve shqiptarë.
Në SHMTK “Gostuvari”- në Gostivar, kemi ulje të paealeleve pa mos bërë analizën e duhur. Si është e mundur në drejtimin Elektroteknikë, të hapen 3 paralele në gjuhën Maqedone në arsimin 4 vjeçar dhe vetëm 2 në gjuhën shqipe dhe plus një në arsimin 3- vjeçar? Pse nuk është marrë në konsideratë numri i nxënësve të regjistruar në vitin e kaluar? Në e-ditarin e vitit të kaluar figurojnë 90 nxënës shqiptarë dhe 55 maqedonas. Po qe se pjestojmë me 25 për një paralele, 90/25=3.6, që nëse rumbullaksohet i bie që duhej të hapen katër paralele në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër 55/25=2.2 dhe nëse rrumbullaksohet i bie që duhej të hapen vetëm 2 paralele ne maqedonisht. Plus nëse dihet kinfigurimi etnik në Gostivar, ky vendim është në disfavorin e nxënësve shqiptar.
Pse lëshime të tilla nuk bëhen edhe në komunat tjera në interes të nxënësve shqiptarë?
Poashtu, pse 4-5 vite nuk plotësohen vendet e zbrazura për Këshilltar shtetëror?
Çka u bë me tekstet shkollore për shkollat e mesme profesionale? Pse nuk kemi libra në gjuhën shqipe?
Pse platforma digjitale nuk është në gjuhën shqipe? Pse ende nuk është bërë e-libri?


