
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në shënimin solemn të Ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare, ku vlerësoi rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve të sigurisë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, Gashi theksoi rëndësinë e angazhimit institucional në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe forcimin e sigurisë së vendit.
Ai vlerësoi se institucionet e sigurisë kanë një përgjegjësi të veçantë në garantimin e stabilitetit dhe mbrojtjen e interesave strategjike të shtetit.



