LajmeSport

Presidenti i Vllaznisë godet gjyqtarin anësor pas ndeshjes në Elbasan

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, është bërë protagonist në këtë fundjavë me një akt të pazakontë dhune, duke goditur me grusht në fund të ndeshjes ndaj Elbasanit gjyqtarin anësor Ergys Spahiu..
Në pamjet e publikuara nga “Lol Albania” shihet momenti kur në fund të ndeshjes, Xhaferi shfaqet pranë tunelit të hyrjes së dhomave të zhveshjes dhe godet me grusht gjyqtarin i cili po shkonte në ambientet e brendshme të stadiumit, ndërsa më pas largohet nga të tjerët me forcë.

Pritet që çështja të shkojë në Komisionin e Disiplinës, ku do të jepet një masë drastike ndaj Xhaferit, edhe pse ky i fundit në ditët e kaluara ka kërkuar që të merren masa ndaj gjyqtarëve për padrejtësitë që i bëhen ekipit të tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close