LajmeRajon

Simon Sinishtaj: Diaspora mbetet një urë e fuqishme me vendlindjen

Nënkryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Simon Sinishtaj, në fjalën e tij përshëndetëse mbrëmë, në natë e diasporës vuri në pah rëndësinë e jashtëzakonshme të diasporës dhe lidhjen e saj të fortë me vendlindjen.

Sinishtaj theksoi se diaspora ndër vite ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen, në promovimin e vlerave, traditave dhe kulturës, si dhe në mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit.

Ai vlerësoi veçanërisht përkushtimin e mërgimtarëve për të ruajtur lidhjet me trojet e tyre, duke nënvizuar se largësia gjeografike nuk e ka zbehur ndjenjën e përkatësisë dhe dashurinë për vendlindjen.

Sipas Sinishtajt, bashkëpunimi mes diasporës dhe vendlindjes është një vlerë që duhet kultivuar dhe forcuar edhe më tej, veçanërisht tek brezat e rinj.

“Jehona e Malësisë” vijon të angazhohet në ruajtjen dhe promovimin e lidhjeve kulturore e shoqërore ndërmjet mërgatës dhe vendlindjes, duke shërbyer si një pikë bashkimi për komunitetin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close