LajmeOpinion

Strategjitë dhe instrumentet e ndikimit të Rusisë në Ballkan

Shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Perëndimi në përgjithësi dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të punojnë shumë dhe të jenë shumë të kujdesshëm që të pengojnë rritjen e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, sepse prania dhe ndikimi i saj në këtë rajon i mundëson asaj që të firoj statusin e një fuqie të madhe, interesat dhe ndikimi i të cilës shtrihet shumë thellë në Evropë dhe më gjerë dhe në këtë mënyrë ajo arrin që të sfidojë Perëndimin dhe të ndikojë dhe të bllokojë proceset e integrimit euroatlantik, jo vetëm të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë

Nga Gzim RUSHITI

Ballkani Perëndimor për shkak të pozitës së tij gjeografike, numrit të madh të kombeve dhe kulturave të ndryshme të cilat bashkëjetojnë në këtë rajon dhe interesimit të aktorëve të ndryshëm rajonal dhe global të cilët janë të interesuar që të shtrijnë ndikimin e tyre në këtë rajon, kanë bërë që Ballkani Perëndimorë për një periudhë më të gjatë kohore të jetë një fushë beteje gjeopolitike ku jabl prezent Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Bashkimi Evropian, Kina dhe madje edhe Monarkitë e Gjirit.

Interferenca e aktorëve rajonal dhe global jo perëndimor në rajonin e Ballkanit Perëndimor paraqet sfidë për Perëndimin. Interesat dhe veprimtaria e disa aktorëve jo perëndimor në rajonin e Ballkanit Perëndimor është në kundërshtim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me përcaktimin strategjik të shteteve të këtij rajoni për tu bërë anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të Bashkimit Evropian si dhe të proceseve reformuese dhe zhvillimore për këtë rajon të cilat i nxisin aktorë global Perëndimor.

Aktivitetet dhe ndërhyrja e Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor në deceniet e fundit dhe sidomos pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2014 është rritur ndjeshëm dhe është shumë e madhe. Për dallim nga aktorët e tjerë global gjeopolitik ajo në mënyrë të hapur është deklaruar dhe vepron kundër interesave të Perëndimit në këtë rajon dhe në mënyrë të hapur punon për të bllokuar procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE.

Rusia posedon një numër të madh të mjeteve dhe instrumenteve të cilat i shfrytëzon për të ushtruar dhe rritur ndikimin e saj. Mjetet dhe instrumentet më të rëndësishme, të cilat i ka në dispozicion Rusia dhe të cilat ajo i përdor për të ushtruar ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor i përfshijnë instrumentet ekonomike, ndikimin nëpërmjet instrumenteve energjetike, përdorimin e fuqisë së mprehtë, përdorimin e fuqisë së butë për të arritur të ndikojë tek kombet sllave të Jugut etj.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në kuadër të strategjisë së Rusisë, strategji e cila ka për qëllim dhe synon që ta bëj Rusinë lojtar global gjeopolitik të rendit të parë në çështjet e sigurisë të kontinentit të Evropës. Edhe pse aktorët ndërkombëtarë dhe aktorët global gjeopolitik të cilët kanë ndikim më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor jnaë NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian,ndërsa Rusia qëndron shumë prapa tyre sa i përket aftësisë dhe kapaciteteve për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor, përsëri Rusia paraqet një aktor me ndikim në këtë rajon dhe ky ndikim Rusisë i mundëson që të ketë fjalë, peshë dhe ndikim në çështje me rrëndësi dhe peshë strategjike shumë të madhe për Rusinë.

Ballkani Perëndimor në veçanti dhe Evropa Juglindore në përgjithësi nuk bën pjesë në sferën të cilën Rusia e konsideron si sferën e saj të privilegjuar të interesit gjeopolitik, mirëpo nëpërmjet ndikimin ekonomik, energjetik, politik, kulturor dhe ndikimeve të tjera të cilat Moska arrin që ti ushtrojë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ajo mundohet që në këtë rajon ta rrisë sa më tepër ndikimin e saj dhe në instancë të fundit ta shfrytëzojë këtë ndikim në këtë rajon dhe këtë rajon kundër Perëndimit në përgjithësi dhe sidomos kundër NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në veçanti.

Prania dhe rritja e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor i krijon asaj avantazh dhe përparësi në garën dhe konkurrencën strategjike dhe në rivalitetin gjeopolitik që ajo e ka me Perëndimin dhe aktorët global gjeopolitik si NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktorin ndërkombëtar më të rëndësishëm dhe me ndikimin më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është Bashkimi Evropian.

Ndikimi dhe prania e Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor i krijon mundësi dhe e rrit peshën dhe ndikimin e Rusisë në çështjet e sigurisë së kontinentit të Evropës, si dhe i krijon mundësi asaj që të ndikojë në çështje dhe vendime mjaft të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme siç janë zgjerimi i mëtejshëm i NATO –s dhe Bashkimit Evropian me shtete nga Ballkani Perëndimor, dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu i krijon mundësi që të n dikojë edhe në situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Perëndimi në përgjithësi dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të punojnë shumë dhe të jenë shumë të kujdesshëm që të pengojnë rritjen e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, sepse prania dhe ndikimi i saj në këtë rajon i mundëson asaj që të firoj statusin e një fuqie të madhe, interesat dhe ndikimi i të cilës shtrihet shumë thellë në Evropë dhe më gjerë dhe në këtë mënyrë ajo arrin që të sfidojë Perëndimin dhe të ndikojë dhe të bllokojë proceset e integrimit euroatlantik, jo vetëm të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close