SportTopLajm

Shkëndija prezanton sulmuesin Rubin Hebaj

Sulmuesi 22 vjeçarë bashkohet me kuqezinjtë dhe menjëherë fillon punën me grupin.

Pasi ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore, sulmuesi shkodran Rubin Hebaj është zyrtarizuar si futbollist i ri i Shkëndijës së Tetovës. Lajmi konfirmohet nga kuqezinjtë tetovarë përmes një komunikate në web faqen zyrtare:

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me Rubin Hebaj-n. Palët kanë gjetur akordin dhe është firmosur kontratë për 2.5 vite.

I lindur më 30 korrik të vitit 1998 në Shkodër, sulmuesi kontratën e parë profesionale e firmosi në vitin 2015 me skuadrën e qytetit të tij, Vllazninë, për të kaluar dy vite më vonë (2017) në Slloveni te NK Domzale. Në sezonin 2018/2019 sllovenët e huazuan te Partizani i Tiranës ku me 4 gola ndimoi skuadrën të fitonte titullin e kampionit në Shqipëri, ndërsa menjëherë pas kësaj pasoi kalim nga Domzale te Vorskla në Premier Ligën e Ukrainës. Në janar të vitit të kaluar Teuta e Durrësit e ktheu në Shqipëri ku fitoi Kupën dhe Super Kupën, ndërsa vjen në Tetovë si përforcim për sulmin kuqezi. Shkodrani ka luajtur rregullisht me kombëtaret (U17, U19 dhe U21) e moshave të Shqipërisë.

Hebaj është përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit dhe ai veç më është bashkuar me ekipin tetovar në seancat stërvitore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close