MaqedoniTopLajm

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme bojkoton mësimin

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka vendosur që të bojkotojë mësimin onllajn në gjysmëvjetorin e dytë që zyrtarisht duhet të fillojë nga 21 janari derisa të pranohen kërkesat e tyre nga autoritet arsimore. Nga Unioni i Shkollave të Mesme thonë se për përpilimin e kërkesave të tyre për modifikim dhe simplifikim te përmbajtjes së maturës shtetërore, kanë marrë shembull autoritetet arsimore në Francë që kanë propozuar të njëjtën duke zvogëluar numrin e lëndëve për provimin e maturës shtetërore atje.

UNSHM

“Këto kërkesa janë propozuar tek institucionet arsimore nga UNSHM gjatë mbledhjes me ministren Carovska më 9 dhjetor 2020. Vendimi për të bojkotuar ka ardhur pasi institucionet arsimore, respektivisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë që kërkesat tona të pranohen me qëllim të realizimit të suksesshëm. Ky dokument me politika, në mënyrë eksplicite përfshin kërkesat, propozimet e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për debatin e vazhdueshëm mbi provimin e maturës shtetërore”

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë rikujtuar kërkesat të cilat autoritetet arsimore duhet t’ua pranojnë si kusht për t’iu rikthyer mësimit në gjysmëvjetorin e dytë. Me propozimet e tyre, nga unioni thonë se kërkojnë të modifikojnë përmbajtjen e provimit të maturës shtetërore. Kjo sipas tyre do të garantojë që sigurimi i cilësisë në arsim dhe shëndeti mendor i nxënësve janë imperativ kur vendimet merren gjatë krizës së pandemisë.

Kërkesat e UNSHM-së

  1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës të zvogëlojë numrin e lëndëve në maturën

shtetërore që nxënësit duhet t’i realizojnë. Nga katër lëndë të provimit të

maturës, ne propozojmë nxënësit të kenë vetëm dy lëndë për provim të

maturës.

  1. Lënda e parë e obligueshme: Gjuhë amtare (Maqedonisht, Shqip,

Turqisht)

  1. Lënda e dytë zgjedhore: preferohet një lëndë e cila lidhet me studimet

tuaja të mëtejshme në Universitet.

  1. Projekt detyrë e Maturës.

Kërkesa e dytë e UNSHM-së është që materiali dhe programi shkollor i modifikuar për maturën shtetërore që është mësuar gjatë krizës përmes mësimit nga distanca, respektivisht nga shtëpia dhe nëpërmjet platformave online të prezantohet deri në muajin mars 2021.

Related Articles

Back to top button
Close
Close