LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Propozimi i Francës të merret me seriozitet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, tha se anëtarësimi në BE dhe NATO, ka qenë gjithmonë përcaktimi i partisë që drejton ai, shkruan gazeta LAJM. Duke folur për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, Sela tha se propozimi i Francës për tejkalimin e problemeve me Qeverinë, duhet të shqyrtohet seriozisht nga Shkupi zyrtar.

“Ne shpresojmë që akoma nuk është ezauruar komplet marrja e datave, sepse po zhvillohen negociata dhe ndërmarrje diplomatike, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Aleanca për Shqiptarët jo tani, por asnjëherë nuk duhet të keni dilema as ju si gazetar as opinioni, çdo herë ka qenë në rrugën e integrimeve evropiane, çdo herë ka qenë në rrugën e NATO-s dhe në përcaktimin Perëndimor, drejtë shoqërive Perëndimore që duhet Maqedonia e Veriut, shqiptarët të jenë pjesë e këtij përcaktimi. Prandaj sjellja jonë politike do të jetë konform këtij parimi. Në të njëjtën kohë shfrytëzoj rastin, bëj apel që të merret me seriozitet propozimi që është në tryezë tani i ashtuquajturi i Francës. Sepse nuk bëhet fjalë për përkrahjen ose jo të këtij propozimi, bëhet fjalë për vazhdimin ose jo të rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën e Bashkimit Evropian dhe në qoftë se dilema është kjo, unë mendoj që çdo politikbërës pa marrë parasysh përkatësisë etnike do të duhet që mos të ketë asnjë dilemë, por rrugëtimi të jetë BE”, tha Sela.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close