BotaLajme

Biden: Do të mbështesim Ukrainën për sa kohë sa të jetë e nevojshme

“Ne do të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha presidenti amerikan Joe Biden në konferencën e tij për shtyp në samitin e NATO-s në Madrid, shkruan CNN.

Biden thekson ndikimin që lufta ka pasur tashmë tek Rusia, pasi dështoi në shlyerjen e borxhin kombëtar, duke humbur 15 vite fitime në ekonominë e tyre, duke pasur vështirësi në ruajtjen e prodhimit të naftës dhe sistemeve të armëve për shkak të teknologjisë që nuk janë më në dispozicion për Moskën për shkak të sanksioneve.

Ata po paguajnë një çmim të rëndë për këtë, vetëm sot ishulli i gjarpërinjve është tashmë në kontrollin e Ukrainës. Ne do të jemi pranë Ukrainës dhe e gjithë aleanca do të jetë pranë Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme për t’u siguruar që në fakt ata të mos mposhten nga Rusia.

Ukraina tashmë i ka dhënë një goditje të rëndë Rusisë, Rusia tashmë e ka humbur pozitën e saj ndërkombëtare, Rusia është në një pozicion ku e gjithë bota po shikon,” tha Biden.

Ai tha gjithashtu se guximi i Ukrainës po plotësohet nga mbështetja ndërkombëtare.

“Nuk e di se si do të përfundojë, por nuk do të përfundojë me humbjen e Ukranës,” përfundoi Biden.

Related Articles

Back to top button
Close
Close