LajmeMaqedoniTopLajm

Rina Ajdari sfidon shumicën: Nëse i keni votat, hidheni ligjin në votim

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Frontit Europian, deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka deklaruar se shumica parlamentare se po e zvarrit me qëllim votimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, pasi nuk i ka votat e nevojshme për badenter.

“Sot u bë e qartë pse ligji nuk po hidhet në votim: sepse nuk i kanë votat për badenter. Kur u konvenon, flasin për legjitimitet dhe shumicë, por kur duhet ta dëshmojnë në sallë, ikin nga votimi”, deklaroi Ajdari.

Ajo tha se çdo shtyrje e votimit është pranim publik se shumica nuk e ka mbështetjen që pretendon.

Ja postimi plotë:

Sot u bë e qartë pse Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nuk po hidhet në votim.

Arsyeja është e thjeshtë: nuk i kanë votat për badenter.

Kur u konvenon, flasin për legjitimitet dhe shumicë. Kur duhet të sigurojnë badenterin, i shmangen votimit. Kjo tregon gjithçka.

Nëse janë të bindur se kanë mbështetjen e nevojshme, le ta hedhin ligjin në votim. Nëse jo, qytetarët e kuptojnë vetë pse po i shmangen.

Ne nuk do të largohemi nga Kuvendi. Do të qëndrojmë këtu derisa Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të hidhet në votim.

Sot nuk po e mbrojnë ligjin, por po mbrojnë mungesën e badenterit. Sa më gjatë ta shtyjnë votimin, aq më shumë e konfirmojnë se nuk e kanë legjitimitetin që pretendojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close