
Rekomandimet aktuale për mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në ambiente të hapura sidomos në këto temperatura të larta, nuk janë të mjaftueshme nëse mbeten vetëm në nivel këshillues, vlerëson drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska. Sipas saj, masat që Instituti i Shëndetit Publik rekomandon, duhet të përfshihen në një kornizë ligjore, të monitorohen nga institucionet kompetente dhe trajnimet për sigurinë në punë të bëhen të detyrueshme, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe të interesit publik.



