LajmeMaqedoni

VLEN kërkon hetim për projektin e kanalizimit në Kërçovë! Rokas paralajmëron kthimin e fondeve nëse konstatohen parregullsi

Deklarata e ambasadorit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, se në evidencat e BE-së projekti i kanalizimit nga Zajazi deri në Kërçovë figuron si i përfunduar në vitin 2024, ka nxitur reagimin e VLEN-it. Partia shqiptare në pushtet kërkon hetim nga prokuroria, për siç thonë milionat e humbura.

“Kërkojmë që prokuroria publike dhe policia financiare ta zgjerojë hetimin deri në fund dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet Evropiane. Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së, patriot para kamerave, ndërsa pas perdeve projekte të dështuara, miliona të humbura dhe një lëmsh që tashmë ka filluar të hapet edhe nga BE-ja”, tha VLEN.

Nga BDI ende nuk ka reagim lidhur me këto akuza dhe me projektin në fjalë.
I pyetur sërish për rastin, ambasadori Rokas tha se Bashkimi Evropian po e ndjek nga afër situatën dhe paralajmëroi se, nëse konstatohet se fondet nuk janë shfrytëzuar sipas rregullave, BE-ja do të kërkojë kthimin e tyre.

“Çdo pjesë e fondeve të BE-së, jo vetëm që i japim ata fonde, ne gjithashtu presim që pas përfundimit të atij projekti ne nga afër e ndjekim realizimin e atij projekti nga ajo se çfarë di është se kompania punëdhënëse ka bankrotuar, ne si BE nga afër e ndjekim këtë projekt dhe e luta kryetarin e Komunës të më dërgoj të gjitha elementet nga zbatimi i këtij projekti dhe mendoj se nëse nuk është siç duhet do të duhet jemi të detyruar të kërkojmë kthimin e fondeve, megjithatë shpresoj se nuk do të arrijmë deri aty sepse ky projekt është I rëndësishëm për qytetarët e Kërçovës”, tha Michalis Rokas.

Për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit nga Zajazi në Drugovë ishin siguruar 19 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Evropian. Nga kjo shumë janë shpenzuar rreth 3 milionë euro, ndërsa mbi 15 milionë euro janë tërhequr nga financuesit pasi projekti nuk u realizua. Punimet i kryente një kompani nga Azerbajxhani, e cila falimentoi pasi u përball me probleme në sigurimin e garancisë bankare, duke bërë që projekti të ndërpritej përgjysmë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close