
Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 19 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim do të vazhdojë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.
Më nxehtë pritet të jetë të dielën, kur temperaturat ditore në të gjithë vendin do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone mund të afrohen me 40 gradët.



