BotaTopLajm

Rikthehet administrata Biden në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së

Administrata e Presidentit të SHBA-së Joe Biden ka vendosur t’i ribashkohet Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB), sipas një zyrtari amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të njoftojë sot se SHBA-ja ka vendosur të bashkohet me Këshillin me seli në Gjenevë në cilësinë e “vëzhguesit”.

“Ne e dimë se mënyra më efektive për të përmirësuar Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së është që të angazhohemi në marrëdhënie të ngushta parimore me Këshillin”, tha ai.

Duke deklaruar se Këshilli ka potencialin të jetë një forum i rëndësishëm për ata që luftojnë tiraninë dhe padrejtësinë në gjithë botën, zyrtari amerikan theksoi se prania e Shteteve të Bashkuara në Këshill do ta ndihmojë atë të arrijë këtë potencial.

Ndryshe, ish-presidenti amerikan Donald Trump largoi vendin nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në vitin 2018 me arsyetimin se ky organ ishte paragjykues ndaj Izraelit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close