LajmeSport

Zyrtare,Lewis Hamilton dhe Mercedesi vazhdojnë “martesën” edhe për vitin 2021

Marrëveshja, praktikisht, ishte arritur para disa ditësh, por zyrtarizimi erdhi sot. Lewis Hamilton do të garojë për Mercedesin edhe gjatë vitit 2021. Skuadra gjermane i ka përmbushur kërkesat ekonomike të 7 herë kampionit të botës, që do të ketë një rol përtej të qenit piloti numër 1 i Mercedesit.

“Po pres me padurim të nis sezonin tim të nëntë me shokët e skuadrës së Mercedesit. Kemi arritur rezultate të pabesueshme bashkë e tani rinisemi nga këtu për të arritje të tjera. Do të vijojmë të rritemi si brenda pistave dhe jashtë tyre,” – deklaroi piloti britanik.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close