BotaLajmeTopLajm

Remdesivir nuk është i efektshëm në trajtimin e Covi19 thonë nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ilaçet remdesivir, hidroksiklorinë, lopinavir/ritonavir dhe produktet e interferonit kanë pak ose aspak rezultate në luftimin e Covid-19. Një studim për këto ilaçe u zhvillua në më shumë se 30 vende.

Studimi u bazua në efektet e terapisë në vdekshmërinë e përgjithshme, fillimin e trajtimit me ventilatorë dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Këto ilaçe treguan pak, ose aspak rezultate në trajtimin e pacientëve.

Remdesiviri një ilaç i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences, është një nga ilaçet e para që u përdor për të trajtuar sëmundjen Covid-19. Ky ilaç përdoret kryesisht për trajtimin e hepatitit C dhe virusit sincicial të frymëmarrjes.

Janë bërë disa studime për efektin e tij në trajtimin e sëmundjes së Ebolas por nuk ka treguar efikasitet. Përdorimi i Remdesivirit u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së më 1 maj. Përdorimin e këtij ilaçi e kanë miratuar edhe një sërë vendesh tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close