LajmeMaqedoniTopLajm

Rasti “Alfa”, Rexhepi: Zaev sërish i mashtroi shqiptarët (VIDEO)

Pas vendimit të Gjykatës Penale në Shkup e cila refuzoi rigjykimin e rastit “Alfa” ka reaguar deputeti Skender Rexhepi nga koalicioni opozitar ASH-AAA, shkruan gazeta LAJM. Ai ka thënë se ky vendim është dëshmi se qasja e padrejtë e gjyqësorit ndaj shqiptarëve nuk ka ndryshuar, pavarësisht premtimeve të kryeminsitrit Zaev për ndriçimin e rasteve të montuara.

“Për fat të keq vazhdon manipulimi i radhës nga Gjykatat dhe Prokuroria kundër shqiptarëve. Konsideroj se sot publikohet vendimi që ta lidhin konotacionin e rënies aq të madhe që ka Maqedonia apo rritjes së korrupsionit në vend, do të bëhemi kampion pas Mongolisë. Me fatkeqësinë e njerëzve dhe vetë kryeministri është tallur pasi para zgjedhjeve ka shkuar dhe ka takuar familjarët e tyre, ju ka premtuar drejtësi dhe sot sillet një aktgjykim që është kontradiktor me premtimet e tij dhe gjitha fjalët që janë folur më herët”, tha Skender Rexhepi, deputet i koalicionit opozitar ASH-AAA.

Gjykata Themelore e Shkupit, më 26 janar të këtij viti ka refuzuar shqyrtimin e sërishëm të rastit “Alfa”, edhe pse Gjykata e Apelit ishte deklaruar në favor të shqyrtimit të rastit dhe përsëritjes së procesit gjyqësor./Gazeta LAJM

Related Articles

Back to top button
Close
Close