LajmeMaqedoniTopLajm

Radev i përgjigjet Pendarovskit: Mbështetu në të vërtetën historike

Nuk kanë të ndalur reagimet e palës bullgare pas thirrjes së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që Bullgaria të kërkojë falje për deportimin e hebrenjve maqedonas në kampin e Treblinkës, për rolin e saj pro-fashist  të asaj kohe, po që se dëshiron të gjejë paqe me Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka porositur politikanët maqedonas se ua kanë borxh qytetarëve shpjegimin për çështjen e hebrenjve, ndjekjen dhe represionin e bullgarëve maqedonas me dekada.
Mes tjerash, ai ka theksuar se është për lëvdatë interesi i presidentit maqedonas për historinë, por që ai duhet të mbështetet në të vërtetën historike. Politikanët e fqinjëve tanë, u detyrohen qytetarëve të tyre t’ua thonë të vërtetën për historinë e tyre, e cila është e mbuluar me dekada manipulimesh dhe falsifikimesh. Sipas Radev, “ardhmëria e RMV-së” dhe armëria evropiane e vendit kërkon që marrëdhëniet bilaterale me Bullgarisë të çlirohen nga ideologjitë e totalitarizmit që të mund të dyja vendet të kenë një dialog dhe lidhje reale mes tyre, ku të gjithë do të përfitojnë nga kjo, ka thënë Radev.
Në fjalimin e tij me rastin e përkujtimit të deportimit të  hebrenjve maqedonas, kreu i shtetit tha se koncepti morbid i quajtur “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike” nuk është zbatuar askund më efektivisht, sesa në Maqedoninë e atëhershme të pushtuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close