LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria ndan 10,1 milionë euro për blerjen e orizit dhe rrushit Vranec

Qeveria miratoi Vendimin me të cilin ndryshohen dhe plotësohen kushtet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet e kompensimit. Linja ekzistuese e kredisë, e cila realizohet përmes Bankës Zhvillimore, do të përdoret për financimin e blerjes së orizit të papërpunuar dhe rrushit për verë të llojit vranec. Aktivizohen mjetet e disponueshme nga linja ekzistuese e kredisë, si dhe mjetet e lira me të cilat administron Banka Zhvillimore.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të disponueshme arrin në 793.481.723 denarë, ose rreth 10,1 milionë euro. Nga kjo shumë, 240 milionë denarë janë dedikuar për blerjen e orizit të papërpunuar, ndërsa 553.481.723 denarë për blerjen e rrushit për verë të llojit vranec.

“Këtë vendim e miratojmë para fillimit të periudhës kryesore të grumbullimit, kur kompanive u nevojiten mjete të konsiderueshme financiare për marrjen e produkteve, ndërsa të ardhurat nga shitja ose përpunimi i tyre realizohen më vonë”.

“Me këtë instrument krijojmë bazën financiare që blerja të zhvillohet me kohë, ndërsa prodhimi i dorëzuar të paguhet brenda afatit të përcaktuar. Aktivizohen mjetet e disponueshme nga linja ekzistuese e kredisë, si dhe mjetet e lira me të cilat administron Banka Zhvillimore. Shuma e përgjithshme e mjeteve të disponueshme arrin në 793.481.723 denarë, ose rreth 10,1 milionë euro. Nga kjo shumë, 240 milionë denarë janë dedikuar për blerjen e orizit të papërpunuar, ndërsa 553.481.723 denarë për blerjen e rrushit për verë të llojit Vranec”.

“Kërkesat në kuadër të secilës prej dy shumave do të shqyrtohen sipas rendit të paraqitjes. Shuma maksimale e kredisë për blerjen e rrushit të llojit Vranec është deri në 130 milionë denarë, ndërsa për orizin e papërpunuar deri në 30 milionë denarë”, thonë nga Qeveria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close