LajmeMaqedoni

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, Mickoski: Opozita është fundosur në moçal politik

Kodi për Zgjedhor, Ligji për Përfaqësim të Drejtë, Arsim të Lartë, Vetëqeverisje Lokale, e Anti-duhan janë vetëm disa prej zgjidhjeve ligjore të cilat deputetët duhet t’u rikthehen pas pushimeve verore meqë deri tani kanë dështuar të miratohen. Shumica e këtyre ligjeve janë bllokuar nga ana e opozitës, e cila nuk është pajtuar me zgjidhjet të cilat sipas tyre miratohen pa konsensus të gjerë. Ndërsa situatën plotësisht e ka rënduar rrethana që shumica parlamentare nuk ka shumicë të badenterit, kusht i nevojshëm për të miratuar disa prej zgjidhjeve ligjore.

Kryeministri Hristijan Mickoski, thotë se megjithatë ai ka qenë i fokusuar, por opozita sipas tij, është e fundosur në moçal politik.

– “Jam i fokusuar në projekte që do ta shtojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, ndërsa kalkulimet politike, moçalin politik të disa partive politike opozitare ua lë atyre. Unë nuk kam këtu çfarë të komentoj”.
– “Unë kam qenë i fokusuar, ata gjenden në procedurë Kuvendore dhe në këtë moment janë në kuadër të Kuvendit, jo në kuadër të Qeverisë. Ne si Qeveri kemi krijuar zgjidhje, ato zgjidhje i kanë kaluar të gjitha filtrat, të gjitha procedurat dhe tani janë në Kuvend dhe ajo është çështje e deputetëve”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Krahas ligjeve, Kuvendi shkoi në pushim edhe pa zgjedhur dy gjyqtarët kushtetues. Emri i Meri Dika Gjeorgjievskës disa herë u vendos në rend dite, megjithatë nuk u kalua nën arsyetimin se mungon përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor. Në vjeshtë duhet të propozohet emër i ri në vend të gjyqtarit Goce Naumovski, i cili paraprakisht dha dorëheqje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close