MaqedoniTopLajm

Qeveria e miratoi tekstin e garancisë financiare për furnizim të vaksinave përmes sistemit KOVAKS

Qeveria në mbledhjen e djeshme të 36-të e ka shqyrtuar dhe miratuar tekstin e garancisë financiare për furnizim të vaksinës kundër Kovid-19 përmes sistemit Kovaks dhe ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë të nënshkruajë në emër të saj.
Teksti për garancinë financiare në vlerë prej 7.457.140 dollarë amerikanë është harmonizuar mes Aleancës globale për vaksina (GAVI) si përdorues i saj dhe Bankës Komerciale.

Siç ka informuar Pres shërbimi qeveritar me konkluzë pas informacionit në mbledhje është shqyrtuar dhe pranuar edhe teksti i Marrëveshjes për dhënien e garancisë pagesore devizore në cilësi të dokumentit ekzekutiv që duhet të lidhet mes Qeverisë dhe Bankës Komerciale për shkak të sigurimit të garancisë financiare dhe ka autorizuar ministrin Filipçe në emër të qeverisë të nënshkruajë edhe këtë Marrëveshje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close