LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN: Autostrada Shkup-Bllacë duhej të ishte bërë në kohën kur familja Ahmeti bleu Soravinë!

Fillimi i punimeve për Autostradën Shkup-Bllacë është lajm i madh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Më në fund kjo autostradë po bëhet realitet, pas dekadash premtime e demagogji boshe.

Vetëm një grup njerëzish sot nuk mund t’i gëzohen kësaj arritjeje të VLEN-it. Vetëm kryesia e BDI-së, në vend që të festojë me të gjithë shqiptarët, ka dy ditë që sikletoset e arsyetohet. Sepse ata nuk e bënë për 24 vjet, ndërsa ne po e bëjmë për 24 muaj.

E rikujtojmë BDI-në se shqiptarët po e presin këtë autostradë me dekada. Sipas afateve të premtuara publikisht, ajo duhej të ishte përfunduar afërsisht në kohën kur familja Ahmeti e bleu Soravinë. Pra, kishin prioritete tjera. Nuk e kishin dertin e shqiptarëve e as të autostradave.

Shqiptarët i dinë prioritetet e BDI-së gjatë qeverisjes së tyre. Për çdo ditë kemi parë e po shohim skandale keqpërdorimesh, si me paratë publike, ashtu edhe me fondet IPA.

Me rënien e BDI-së nga pushteti, u ndal korrupsioni masiv dhe filloi puna. Prandaj kjo qeveri po e bën autostradën Shkup-Bllacë, po punon intensivisht për Korridorin 8, po ndërton kampusin e UNT-së, Spitalin e Kërçovës dhe Spitalin e Tetovës, si dhe po investon në infrastrukturën bazë në komuna. Nuk paskemi qenë të varfër, paskemi qenë të vjedhur!

Related Articles

Back to top button
Close
Close