
Mos funksionimi i aplikacionit DDV-ja ime ka ngjallur reagime të shumta në opinion nga ana e qytetarëve të cilët theksojnë se ky aplikacion për gati pesë ditë nuk punon. Sipas tyre kjo ndodhë qe qytetarëve të ju kaloj afati i llogarive fiskale që të mos mund ti skenojnë ndërsa kjo ndodhë edhe për vetë faktin se tani këtë muaj mbyllet edhe tre mujori i dytë, shkruan Top24
Krahas mosfunksionimit të DDV-ja ime, qytetarët theksojnë se barcodi në shumë markete nuk është i skenueshëm që nënkupton se ai barcod është i rejshëm dhe kështu ata nuk mund të grumbullojnë tatime për rikthm.
-Qytetari: Po ka disa ditë nuk punon, ne për çdo ditë blijmë napër markete smundemi ti skenojmë se slejon thotë ska konekcion.
– Po e bën me qëllim UJP-ja, mos mund ti mbushim se duhet të na i paguajn pastaj, tash në fund të qershorit përfundon tre mujori dhe mbyllet. Llogaritë fiskale që i kemi do duhet ti hudhim sepse u kalon afati.
– Mendoj se ska pare qeveria dhe e ka mbyllë aplikacionin që të mos grumbullohet TVSH-ja që duhet të ua kthejnë qytetarëve. Për ne mund të jenë pak para por për shtetin janë shumë. Nuk është e rastësishme por bëhet me qëllim.
– Sikur të jetë vetëm kjo e shtetit. ti ke marë mallra në market rreth dhjetë mij denarë kur e mer kodin ta skenosh nuk punon hic aspak nuk e njeh si të tillë dhe qeveria hesht dhe askush askend nuk e kontrollon.
Sipas qytetarëve të ardhurat nga TSH-ja ime janë të vogla por mirë që po i kthejnë, deri më tani nuk ka pasur probleme dhe pagesat janë realizuar në afatet e parapara.



