
Korsitë e shënuara për M – tag në pikat e pagesë në shtet prej sonte do të dedikohen vetëm për përdprim me etiketa elektronike, ndërsa mosrespektimi i shënimit dhe dedikimit të korsive mund të shkaktojë pengesa në komunikacion dhe të ndikojë ndaj sigurisë dhe efikasitetit të komunikacionit, tregon Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.
U bën thirrje përdoruesve të shërbimeve të stacioneve të pagesës që të ndjekin më me kujdes tabelat elektronike informative të vendosura përpara dhe në vetë stacionet e pagesës, ku është bërë një kategorizim i qartë i korsive sipas llojit të pagesës: pagesa me MTAG, pagesa me MCARD dhe pagesa me CASH dhe MCARD. Me atë ndryshim, pagesa me MCard në korsitë MTag hiqet. Përdoruesit që përdorin MCard do të kryejnë pagesën në korsitë e mbetura të lira në stacionin e pagesës, në përputhje me qëllimin e tyre.
Gjithashtu, NPRRSH thekson dhe u bën thirrje përdoruesve që të respektojnë në mënyrë strikte sinjalistikën vertikale dhe horizontale për rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut, të cilët janë të detyruar të ndjekin sinjalistikën për gjendjen e korsive: shigjeta jeshile – tregon një korsi aktive (të hapur), si dhe një kryq i kuq (X) – tregon një korsi të mbyllur.



