LajmeMaqedoniTopLajm

Pse u mblodhën integristët në Reçicë të Vogël?

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, këtë pasdite mblodhi anëtarësinë në selinë e partisë në Reçicë të Vogël. Përveç kryesisë e këshillit të përgjithshëm, në seli ishte edhe grupi parlamentar i BDI-së. Zëdhënësi i integrisëve, Bujar Osmani, i tha TV21 se kreu Ahmeti ka nisur një varg konsultime me nivele të ndryshme të strukturave të BDI-së, ndërsa po organizohen në grupe veç e veç, e kjo për të respektuar distancën për mbrojtje nga pandemia. “Qëllimi është analizimi i situatës paszgjedhore dhe perspektivës për bisedat për qeverinë e ardhshme, andaj këto konsultime do të jenë të rregullta ditëve në vijim. Ajo që po bëjmë sot është një informim i njerëzve të partisë nga ana e kryetarit Ahmeti për bisedimet që ka pasur deri më tani dhe për të marrë mendimet e tyre se si duhet të vazhdohet më tutje” tregoi Osmani për TV21

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close