
Brazili mposhti me reaultatin 3-0 Skocinë duke siguruar kualifikimin si e para në grup për në fazën tjetër, raundi i 1/32.
Në këtë ndeshje shkëlqu Vinicius me një dopietë, teksa minuta pati edhe për Neymar.
Në emisionin “Futboll jo Soccer”, gazetari sportiv, Fatmir Mneri deklaroi se Neymar i shërben frymës së ekipit brazilian.
Ndërsa trajneri Ledio Pano tha se braziliani nuk është në formën e tij më të mirë.
Trajneri Erjon Stavri theksoi se në ndeshjet e grupeve, Brazili nuk ka bërë paraqitje të mirë.
Fatmir Mneri: Të surprizon realisht, edhe pse kishte ndryshime të detyruara. Më vjen mirë sepse Vinicues te Reali ka kaluar sezon të vështirë. Desha të kthehem pak te Neymar. Ai nuk është marrë thjesht për të luajtur futboll. Është vendim i zgjuar i Ancelottit. Marrja e Neymar i shërben krijimit të një fryme. Prandaj është trajner i madh, i bën ndryshimet më shpejt se gjithë të tjerët.
Ledio Pano: Unë e pashë mbipeshë Neymar, nuk është në kondicionin e tij. E kanë marrë për marketing për emrin. Por edhe në momente të tilla, për 30 minuta mund të kontribuojë në ekip. shtë emër i madh për Brazilin. Edhe Ancelotti ka pasur presionin për marrjen e atij. Marketingu që ata ftojnë, është më i madh se marrja e një Joao Pedro. Mendoj se është vendim i përgjithshëm, edhe i Ancelottit, edhe i federatës. Mendoj se nuk është në gjendje edhe të përballojë 30 minuta.
Erjon Stavri: Në Brazil, futbolli është jetë. Është meritë e Ancelottit që e mori në ekip. Ka nevojë futbolli brazilian për një ikonë. Në ndeshjet e grupeve, Brazili nuk ka bërë paraqitje të mirë.



