LajmeMaqedoniTopLajm

Demiri: Lirinë e mediave e solli Zoran Zaevi, ai theu shumë tabu

Në emisionin “Debat në Shenja”, përfaqësuesi i LSDM-së, Agron Demiri, vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Zoran Zaev në avancimin e të drejtave gjuhësore dhe proceseve demokratike në vend.

Duke folur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Demiri tha se miratimi i tij nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen politike të Zaevit. Ai kujtoi se ligji ishte kundërshtuar nga presidenti i atëhershëm, Gjorge Ivanov, por sipas tij, refuzimi nuk kishte bazë juridike.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të kalonte pa vullnetin e Zoran Zaevit. Ai u votua dhe më pas, në bazë të tij, u harmonizuan edhe ligje të tjera”, deklaroi Demiri.

Sipas tij, ligji ishte rezultat i një konsensusi politik mes partive dhe paraqiste një hap të rëndësishëm në avancimin e të drejtave gjuhësore në vend.

Demiri foli edhe për periudhën e qeverisjes së Zaevit, duke vlerësuar se gjatë asaj kohe u krijuan kushte më të favorshme për lirinë e medias dhe shprehjes publike.

“Ligji për përdorimin e gjuhve nuk do të kalonte pa vullnetin e Zoran Zaevit. Asokohe ishte Ivanovi dhe e ka refuzu pa të drejtë juridike, e kemi votuar, dhe në bazë të atij ligji i kemi harmonizu të tjerat ligje. Edhe ligji i gjuhëve është sjellë me konsensus të partive. Zoran Zaev i theu të gjitha tabutë. Lirinë që e solli për ju si media, e solli ai. Shumë gazetarë kanë pasur edhe ultimatume në kohën e gruevizmit”, tha Demiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close