LajmeMaqedoniTopLajm

Protesta në Tetovë kundër EVN-së: Protestuesit nga tre pikat bashkohen në qendër (VIDEO)

Qytetarët në Tetovë kanë dalë sërish për të shprehur revoltën e tyre pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë, vendosi të shtrenjtojë çmimin e rrymës elektrike për 7,42%.

Sipas organizatorëve mbledhja e protestuesve në Tetovë filloi nga tre pikat edhe atë te rrethrrotullimi te restorant “Mema”, te ish “Monopoli” dhe te çerdhja në lagjen”Potok”.

Protetuesuesit nga tre pikat e grumbullimit kanë niusr drejt Qendrës së Tetovë

Protestuesit përsëri kërkuan që të anulohet vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetik për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Nga atje theksuan se nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet përkatëse për kërkesat e tyre, atëherë do të vazhdohet me organizimin e protestave.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) më herët publikoi informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19

Related Articles

Back to top button
Close
Close