
Në kuadër të procesit të gjërë të riorganizimit dhe ristrukturimit të brendshëm të strukturave organizative partiake në të gjitha degët, Aleanca për Shqiptarët zhvilloi sonte me sukses edhe Kuvendin Zgjedhor të Degës në Gostivar.
Procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë dhe aktivistëve, ku me votë unanime të të gjithë kuvendarëve të pranishëm, për kryetar të Degës u zgjodh Isak Lazami.
Paralelisht me zgjedhjen e kryetarit, u konstituua edhe kryesia e re e degës, e cila do të mbajë përgjegjësinë kryesore për realizimin e objektivave strategjike të partisë si dhe për konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të degës në të gjitha nëndegët.
Me këtë rast të pranishmëve në këtë kuvend zgjedhor i’u drejtua edhe vetë kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, i cili në fjalën e tij para të pranishmëve përveçse paraqiti një analizë të thelluar të situatës aktuale politike në vend, theksoi dhe nënvizoi rëndësinë e madhe të organizimit të qëndrueshëm dhe të strukturave të forta partiake, duke bërë thirrje për angazhim aktiv, të vazhdueshëm dhe të përgjegjshëm të të gjithë anëtarëve, aktivistëve në organizimet dhe veprimtaritë e mëtutjeshme të Aleancës për Shqiptarët.
Ky kuvend përfaqëson dhe shënon një hap konkret dhe mjaft të rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe konsolidimit të Aleancës për Shqiptarët në Gostivar dhe më gjërë, duke hedhur themele të shëndosha për një të ardhme më aktive dhe më të organizuar të degës në shërbim të qytetarëve.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e fokusuar në zgjerimin dhe konsolidimin e rrjetit të saj organizativ, me struktura të forta dhe aktive që do të jenë në shërbim të qytetarëve në çdo vendbanim.





