LajmeMaqedoniTopLajm

Protestuesit kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, bllokuan për gjysëm ore autostradën Tetovë – Shkup

Qytetarët e Tetovës me automjete sot kanë protestuar për të tretën herë me radhë pasi që Komisioni Rregullator i Energjetikës e rriti çmimin e rrymës elektrike për 7,42%. Protestuesit sot gjysmë ore e kanë bllokuar autostradën Tetovë – Shkup, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç paralajmëruan, protestuesit filluan me bllokada. Në protestën e sotme ata u ndalën në autostradë Shkup-Tetovë.

https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/3186516868103084/

Ashtu siç paralajmëruan, protestuesit filluan me bllokada. Në protestën e sotme ata u ndalën në autostradë Shkup-Tetovë.

Para fillimit të protestës, Krenar Osmani nga Këshilli i Protestave në Tetovë, deklaroi se nuk do të heqin dorë nga kërkesat, pasi familjet dhe ekonomia është në buzë të greminës.

“Fuqia dhe pushteti i takon popullit dhe jo individët, populli jemi ne, Tetova, Shkupi, Kumanova, Dibra, Kumanova, Gostivari, Struga, ata duhet të dëgjohen kërkesat tona. De jure ata janë shërbëtorët tanë, të popullit, a de fakto situata është krejt tjetër. Vazhdojmë me protesta nuk do t’i lëmë të qetë, nuk zmbrapsemi nga kërkesat tona, shumë familje, shumë shtëpi, shumë ekonomi shqiptare janë buzë greminës. Në kohë pandemie gjithë bota bën ulje të çmimit të energjisë dhe shërbimeve tjera, madje dhe falje. Ajo rritja prej 7,4% nuk është reale, po t’i vësh edhe TVSH-në dhe të dhënat tjera ajo është diku te 11%. Llogarite në buxhetin mesatar të familjeve shqiptare që jetojnë me rrogë mesatare prej 240 erove të paguajnë  dimrit 14-15 mijë denarë, me çka do të jetojnë ata?”, theksoi Osmani.

Pas mbarimit të protestës, Osmani deklaroi se ata do të reagojnë varësisht përgjigjes së institucioneve për kërkesat e tyre.

Sot, gjithashtu u protestua edhe në Shkup ku një pjesë e protestuesve bllokuan udhëkryqin “Mavrovasja”, ndërsa pjesa tjetër me automjete dhe biçikleta bllokuan udhëkryqin në rrugën “Palloma Bjanka” (Rekord).

Ndryshe, mandatari Zaev, në konferencën për shtyp bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin e shpallën marrëveshjen e re për formimin e qeverisë, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske deklaroi se nuk pajtohet që të shfuqizohet Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE), i cili vendosi që ta shtrenjtojë rrymën për nivel rekord prej 7,42%.

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Mijëra banorë në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Gostivar, Dibër e Këçovë javën e kaluar dolën në protestë për të dytë herë për të shprehur revoltën e tyre.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski gjatë javës patën takim për të diskutuar pasojat që do të dalin nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike te kategoria më e prekshme e popullatës, punonjës që pranojnë paga minimale, pensionistët dhe kategori të tjera të rrezikuara të cilët do të ndjejnë drejtpërdrejt këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close