LajmeMaqedoni

Protestat patën sukses: Nxënësve nga Vizbegu u sigurohet transport për në shkollë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sot së bashku me drejtorin e NQP Shkup, si dhe me kryetarin e komunës së Butelit, kanë firmosur një marrëveshje që nxënësve të Vizbegut, tu sigurohet transport deri në shkollat fillore ku ata vijojnë mësimin.

Sipas asaj që ka njoftuar kryetari i komunës Çair Visar Ganiu, kjo marrëveshje vlenë derisa atyre nxënës t’iu ndërtohet një shkollë fillore në Vizbeg.

Përndryshe javën e fundit, prindërit e këtyre fëmijëve u ngritën në protesta duke bllokuar kryqëzimin në hyrje të Shutkës, duke kërkuar menjëherë të fillojnë punimet në Vizbeg dhe shkolla të ndërtohet. Dhjetëra nxënës shkollën e ndjekin nëpër shkolla të ndryshme të Çairit por për të arritur atje duhet të udhëtojnë në këmbë rreth 5 kilometra, ose t’i dërgojnë prindërit me veturë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close