LajmeMaqedoni

Dënime me kusht me burg prej një viti për protestat në Tetovë më 17 shtator

Pesë të arrestuarve për protestën në Tetovë dhe Reçicë të Vogël më 17 shtator, sot në Gjykatën themelore në Tetovë u janë shqiptuar dënime me kusht dhe do të lirohen, informoi një nga avokatët në procesin. Të akuzuarit Blerim Ahmedi, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiki dhe Veton Aliti janë dënuar për vepër të kryer penale “sulm ndaj personit zyrtar”, për shkak të dhunës ndaj policëve në protestën e 17 shtatorit, e cila u organizua atë ditë në Tetovë, me ç’rast u kërkua përgjegjësi për 14 personat, të cilët e kanë humbur jetën në zjarrin në spitalin modular më 8 shtator.

“Të akuzuarit e kanë pranuar fajin, ndërsa gjykata konfirmoi dënim me burg prej në viti nëse përsëri e kryejnë veprën gjatë tre viteve të ardhshme. Njëheri, gjykata e ka hequr masën e paraburgimit”, deklaroi Besnik Asani, avokat i të akuzuarit të parë, Blerim Ahmedi.

Më 17 shtator ka pasur marsh protstues në Tetovë nga sheshi e deri te selia e BDI-së në Reçicë të Vogël. Kur policia tentoi ta pengojë lëvizjen drejt selisë, një pjesë e pjesëmarrësve në protestë kanë përdorur dhunë që ta vazhdojnë lëvizjen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close