
Revizori nga Maqedonia e Veriut Ivan Ignjatov, më shumë se një vit më parë u zgjodh si një nga gjashtë anëtarët e Bordit të Pavarur Ndërkombëtar të Auditorëve të NATO-s, organ që kontrollon mënyrën se si Aleanca ushtarake i shpenzon paratë.
Por, në ueb-faqen e NATO-s, pranë emrit të tij shkruan: “i emëruar më 1 gusht 2025, ende nuk është në detyrë”, shkruan “Prizma”.
Në vend që të jetë në NATO, në Bruksel, ai vazhdon të punojë në Shkup, si zëvendës i auditorit kryesor Milaim Abduraimi, në Entin Shtetëror të Revizionitm i cili kryen auditimin e instrumentit të ndihmës së paraaderimit për vendin.
Abduraimi ka konfirmuar për BIRN se Ignjatov ende punon në këtë institucion.
BIRN u përpoq të zbulojë arsyen se pse revizori nga Maqedonia, një vit pas emërimit, ende nuk e ka marrë detyrën.
Ignjatov nuk iu përgjigj as mesazheve dhe as telefonatës.
Megjithatë, dokumentet e publikuara tregojnë se çështja kontestuese është kush do ta paguajë Ignjatovin dhe qëndrimin e tij në NATO.



