LajmeRajonTopLajm

Policia procedon Gazmend Bardhin dhe Flamur Nokën

Një ditë pas protestës tek selia e Partisë Demokratike, ku pati incidente dhune policia e Tiranës ka proceduar penalisht dhe dy deputetë.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se është proceduar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Numri dy i PD është proceduar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Ndërkohë nga ana tjetër është proceduar dhe deputeti Flamur Noka, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close