BotaLajme

Foshnja që iu dorëzua ushtarëve në Kabul, kthehet tek familja

Një djalë i vogël i ndarë nga prindërit e tij në kaosin e evakuimit amerikan nga Afganistani më në fund është ribashkuar me familjen e tij.

Talibanët sapo kishin marrë kontrollin e vendit në gusht dhe shumë afganë po përpiqeshin dëshpërimisht të iknin.

Sohail Ahmadi, dy muajsh, iu dorëzua një ushtari amerikan mbi një gardh, për ta mbrojtur atë nga shtypja, ndërsa mijëra njerëz shtyheshin për të hyrë në aeroportin e Kabulit.

Por sapo familja e tij ishte brenda, Sohail nuk gjendej askund.

Pas një kërkimi të furishëm por të kotë për foshnjën, babai i tij Mirza Ali Ahmadi, i cili kishte punuar si roje sigurie në ambasadën amerikane, nëna Suraya dhe katër fëmijët e tjerë të tyre u dërguan në një fluturim evakuimi për në SHBA.

Për muaj të tërë ata nuk e kishin idenë se ku ishte djali i tyre i vogël, transmeton rtv21.tv

Në nëntor ai u gjurmua në shtëpinë e një taksisti 29-vjeçar të quajtur Hamid Safi. Safi tha se kishte gjetur Sohail vetëm dhe duke qarë në tokë në aeropor.

Pasi u përpoq të gjente familjen e djalit, ai vendosi ta çonte në shtëpi te gruaja dhe fëmijët e tij dhe ta rriste si djalin e tij.

Ata e quajtën foshnjën Mohammad Abed dhe postuan foto të të gjithë fëmijëve së bashku në faqen e Safit në Facebook.

Kur u konfirmua vendndodhja e Sohail, gjyshi i foshnjës, Mohammad Qasem Razawi, i cili jeton në provincën verilindore të Badakhshan, bëri një udhëtim të gjatë në Kabul për të kërkuar që fëmija të kthehej.

Megjithatë, Safi refuzoi të dorëzonte foshnjën dhe kërkoi që ai dhe familja e tij gjithashtu të evakuoheshin në SHBA.

Pas shtatë javësh negociata, policia talebane organizoi një zgjidhje midis dy familjeve dhe foshnja iu kthye gjyshit të tij të shtunën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close